Ruçi dhe Balla në Kryesinë e Kuvendit, sot mblidhet Këshilli për Mandatet për të vendosur për Tahirin

E publikuar: 19/10/2017 15:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda drejtuar Kuvendit për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në Kryesi kanë mbërritur kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe kreu i grupit parlamentar Taulant Balla.

Mësohet se Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin do të mblidhet pasditen e sotme, ku pritet të marrë vendim për Tahirin.

Në varësi të vendimit të Këshillit, më pas pritet edhe thirrja e një seance të jashtëzakonshme. Zyrtarisht nuk ka ende njoftim për mbledhjen.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “Trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë”, parashikuara nga nenet 283/a/2 dhe 260 të Kodit Penal.