RTK dënohet me 5 mijë euro për publikimin e gjendjes shëndetësore të Gani Gecit

E publikuar: 28/12/2018 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i Pavarur për Media e ka dënuar RTK-në me 5 mijë euro dhe kërkim falje publike ndaj Gani Gecit. Ky komision ka konstatuar se Televizioni Publik ka bërë shkelje të të drejtave individuale sipas Kodit të etikës, pasi ka publikuar të dhëna rreth gjendjes shëndetësore të Gecit.

Komisioni i Pavarur për Media e ka dënuar Radio Televizionin Publik të Kosovës, në shumën prej 5 mijë euro për shkak të transmetimit të të dhënave personale rreth gjendjes shëndetësore të Gani Gecit.

Ne vendimin që komisioni ka marrë me 27 dhjetor, gjithashtu KPM obligon RTK-në që brenda shtatë ditësh nëpërmjet transmetimit t`i kërkojë falje Gani Gecit.

Vendimi pa ardhur pas ankesës së Gecit, për një storie të transmetuar me 27 tetor.

Geci në ankesën e tij, të dorëzuar në KPM me 14 tetor, pretendonte se televizioni publik kishte shkelur të drejtat e tij. Dhe se në kronikën e saj, “nuk kishte përmbajtje informuese, përveç se me qëllime tendenciozë për cenimin dhe denigrimin e personalitetit të tij”.