“Rruga për në ferr”: Vrima më e thellë në Tokë, aty ku “fshihen” sekretet e dy miliardë viteve më parë! (Video)

E publikuar: 15/10/2017 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo konsiderohet si vrima më e thellë në tokë. Bëhet fjalë për një vrimë të cilën Rusia filloi të shpojë në vitet shtatëdhjetë për qëllime kërkimore dhe tani ajo është e thellë deri në 12 kilometra.

Dhe siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe pse e papërfunduar, ajo quhet edhe si “rruga drejt ferrit”.

Po sipas mediave të huaja, rusëve u deshën 24 vjet që të arrijnë një thellësi prej 12 kilometrash dhe gërmimi i mëtejshëm nuk ishte i mundur për shkak të temperaturave të larta (rreth 180 gradë Celsius), për shkak se aty do të shkatërroheshin pajisjet.

Gjithsesi, siç thuhet më tej, shkencëtarët ishin të befasuar nga zbulimi i ujit të lëngshëm kaq shumë kilometra nën sipërfaqen e tokës.

Gjithashtu, bëhet e ditur se janë gjetur edhe fosilet e planktonit dy miliardë vjet të vjetra.

Projekti përfundoi zyrtarisht në vitin 1994 dhe japonezët duan të tejkalojnë arritjen e Rusisë me një projekt të ri shpimi që do të fillojë në vitin 2030.

Ata planifikojnë të gërmojnë gjashtë kilometra nën “dyshemenë e oqeanit”. /Telegrafi/