Rrufeja godet për vdekje një femër në Deçan

E publikuar: 04/07/2019 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrufeja ka goditur një femër në Bjeshkët e Deçanit.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, viktima është dërguar pa shenja jete në QKMF- Deçan.

Oferta Speciale per 8 Korrik – All Inclusive Antalya
E SPONSORUAR
REZERVO TANI
“Me datën 4 korrik 2019, rreth orës 14:45, Policia e Kosovës është informuar se në bjeshkët e Deçanit, si pasojë e të reshurave atmosferike, dyshohet se rrufeja ka goditur një person e cila është sjell nga qytetarët në QKMF-Deçan.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima, G.Z. e lindur 1986 F/K/Sh, ka arritur pa shenja jete në QKMF- Deçan”, thuhet në njoftim.

Njësitet relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke u marrë me rastin.

Në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, rasti është cilësuar si ‘Hetim i vdekjes’. Hetuesit policor të Stacionit Policor në Deçan janë duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme.