Rrotullohet në ajër para se të bie me parashutë në hapësirën e mbuluar nga mjegulla (Video)

E publikuar: 04/12/2017 20:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Alex Girad e ka bërë një rrotullim në ajër, pasi që ka kërcyer nga një shkëmb në Kanada.

Parashutisti 40-vjeçar, ia ka dalë të zbriste me sukses, megjithëse poshtë tij hapësira ishte me mjegull dhe pa dukshmëri, transmeton Telegrafi.

“Vendosa ta bëja këtë kërcim, por sa më shumë që i afrohesha cepit të shkëmbit, isha më i nervozuar”, ka thënë Girad lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni veprimin e tij të rrezikshëm, që nuk rekomandohet të provohet as nga profesionistët meqë pasojat mund të jenë serioze. /Telegrafi/