Rrotat nga rrjeta metalike, lëvizin pa problem edhe në terrene jashtëtokësore (Video)

E publikuar: 22/11/2017 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Colin Cleager dhe Santo Padula janë inxhinierët në NASA, që kanë krijuar rrotën nga rrjeta metalike, me të cilat mund të lëvizet nëpër terrene jashtëtokësore.

Materiali me përbërje nga aliazhet e titanit, si dhe forma me të cilën është krijuar, ia mundëson të kthehet në formën e mëparshme edhe pasi të ketë kaluar në hapësira të thepisura, transmeton Telegrafi.

Struktura atomike ia mundëson të transformohet me elasticitet, ndërsa shmangë thyerjen apo plasaritjen.

“Për të eksploruar hapësirat e ndryshme, duhet makinë e fortë, ndërsa baza janë rrotat që duhet të jenë të afta dhe praktike”, ka thënë njëri nga inxhinierët.

Në këtë formë, NASA po përgatitet që të sigurojë rrotë të fuqishme, po që se dërgon makina në hapësira tjera jashtë planetit, ku terreni mund të jetë shumë i pa pritshëm. /Telegrafi/