Rrokulliset me traktor një 60 vjeçar, ndërron jetë rrugës për spital

E publikuar: 18/05/2018 23:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Prizrenit, njofton se rreth orës 20:00, nga Urgjenca e Mjekësisë Familjare në Suharekë është pranuar një informatë se një qytetar është rrokullisur me traktor dhe kishte rënë në lum tek vendi i quajtur “Ara e Sylë Bajramit” në fshatin Vraniq.

Siç thuhet në njoftim, viktima me iniciale R. K. 60 vjeçar, ka ndërruar jetë në rrugën për në urgjencë, transmeton Koha.net.

“Në vendin e ngjarjes përpos strukturave policore për hetimin e rastit i pranishëm ishte edhe prokurori i shtetit. Trupi i pajetë dërgohet për autopsi”, përfundon njoftimi.