Rrjeti i OJQ’ve do t’i monitorojë zgjedhjet në Drenas

E publikuar: 03/12/2016 08:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti i OJQ-ve “Koalicioni për Integritet Zgjedhor – KIZ”, mban konferencë për medie, ku do të ofrojë të dhëna rreth përgatitjeve të këtij rrjeti për monitorimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Drenasit që do mbahen me 04 dhjetor 2016.

Këto janë organizatat jo qeveritare që e përbëjnë Rrjetin e OJQ’ve; Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Përveç organizatave të sipërpërmendura, iniciativës i janë bashkuar edhe një numër aktivistësh nga shoqëria civile. Kjo iniciativë përkrahet nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë. /GazetaExpress/