Rrjeti masiv i merimangave, ka mbuluar mëse një mijë metra të brigjeve të një liqeni në Greqi (Video)

E publikuar: 19/10/2018 03:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Brigjet e liqenit Vistonida, që ndodhet në Athinë të Greqisë, janë mbuluar nga një rrjet masiv merimangash, i gjatë gjithsej 1,093 metra.

Ky rrjet i dendur, është krijuar prej specieve Tetragnatha genus, që kanë trup të lehtë dhe mund ta krijojnë rrjetin teksa fluturojnë edhe mbi ujë, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, nuk ishte e qartë nëse është ndonjë fenomen normal, që u krijua thuajse gjatë një natë, apo duhet intervenim i zyrtarëve për mbrojtjen e ambientit, nga frika se mund të sjellë ndonjë e keqe.

Ekspertët e biologjisë, kanë thënë se kjo është pasojë e temperaturave të larta, lagështisë së madhe në ajër, si dhe rritjen enorme të mushkonjave gjatë këtij viti.

“Është kohë ideale për merimangat, sepse mund të mbledhin shumë ushqim, andaj rrjeti edhe mund të rritet” ka thënë një njohës i këtyre insekteve.

Materia që ka mbuluar regjionin, ndodhet edhe sipër një stacioni treni, disa lokaleve dhe një kishe të vogël, nuk është e dëmshme për njerëzit apo vegjetacionin. /Telegrafi/