Rrjeti i trenave Eurostar do të shkojë në grevë për kushtet e punës

E publikuar: 16/09/2018 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e trenave, Eurostar në terminalin e Londrës, do të “godas” me një grevë të përgjithshme në fund të muajit.

Stafi i stacionit dhe menaxherët e trenave do të shkojnë në grevë pas mesnatës së 30 shtatorit, për të shfaqur pakënaqësitë e tyre në lidhje me kushtet tronditëse të punës.

“Kushtet në Londër kanë qenë thjeshtë të tmerrshme gjatë verës me nivele të rrezikshme të mbipopullimit në turizëm, ndërsa shënuam humbje në pjesën me të madhe të vitit”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës, Mike Cash.

Sipas udhëheqësve të Eurostar-it, gjatë këtyre javëve do të ketë takime me përgjegjësit e hekurudhave në Angli,për të diskutuar këtë dhe për të gjetur një zgjidhje.