Rrjeti i Bizneseve shqiptare në Zvicër për bojkotim të prodhimeve të Serbisë

E publikuar: 22/11/2018 16:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Rrjetit të bizneseve shqiptare në Zvicër, përmes një kumtese, ka ftua anëtarët e saj t’i bojkotojnë të gjitha prodhimet nga Serbia, transmeton Koha.net.

“Masat e ndërmarra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për ngritjen e tasave prej 100% për prodhimet e Serbisë, duhet të fuqizohen nga të gjithë ne, me bojkot total të prodhimeve, mallrave dhe shërbimeve serbe”, thuhet ndër të tjera në kumtesë.