Rrjetet e njohura sociale do t’i shlyejnë misionarët fetarë në Ballkan

E publikuar: 30/06/2015 10:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrjeti social “Facebook” ka në shënjestër përdorues të tij në Ballkan që propagandojnë fenë dhe misione tjera destabilizuese.
“Facebook” ka piketuar kryesisht klerikë fetar dhe promovues të rrymave radikale që thirren në fenë islame në Ballkan dhe që në çdo çast shfrytëzojnë këtë rrjet social për propagandimin e misioneve të tyre.

Ditëve të fundit në mënyrë të heshtur janë shlyer disa propagandues të tillë në Kosovë, Maqedoni, Bosnjë – Hercegovinë dhe disa në vendet evropiane që përmes rrjetit social po propagandojnë misionet e tyre.

Frika nga përhapja e ISIS dhe elemente të tjera radikale ka bërë që edhe rrjetet sociale të përqendrohen në eliminimin e këtyre grupimeve që funksionojnë shumë të organizuar në rrjetet sociale dhe që harxhojnë me mijëra euro për promovimin e misioneve të tyre.

Postimet në gjuhën arabe, shqip dhe gjuhët sllave me propagandë fetare do të ndiqen dhe se për një periudhë të shkurtër do të shlyhen përdoruesit e tyre, duke përfshirë edhe profile individuale por edhe forume masive, transmeton Ina.

Nga ana tjetër, disa nga klerikët fetarë në njërën anë konsiderojnë se përdorimi i këtyre rrjeteve sociale është “haram” dhe e ndaluar, por nga ana tjetër shumica prej tyre tërë kohën e kalojnë në këto rrjete dhe përhapin misionet e tyre më shumë se ato që ndërlidhen me fenë e pastër islame.