Rrjedhin votat për Topin e Artë: Modric i pari, Ronaldo i dyti, Griezmann i treti

E publikuar: 04/12/2018 06:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka kthim prapa. Luka Modric do t’i jep fund hegjemonisë 10 vjeçare të dominimit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos për Topin e Artë.

Njoftimi zyrtar nuk ka ardhur ende, por lista e ‘France Football’ është zbuluar pasditen e vonë dhe është publikuar nga shumë mediume.

Sipas listës së publikuar, fitues do të jetë Luka Modric me 753 pikë.

Ai do të jetë i pari pas Leite Kakas që e fitoi i fundit në vitin 2007, pastaj vjen dominimi 10 vjeçari i Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos.

Mesfushori ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në të cilin ai e fitoi Ligën e Kampionëve (të tretën herë radhazi) dhe ishte MVP në Kampionatin Botëror.

Në vendin e dytë Cristiano Ronaldo me 476 , ndërsa i treti Griezmann që ka marr 414 pikë.

Mbappe është i katërti, ndërsa Leo Messit i pesi.

Për Topin e Artë kanë votuar 180 gazetarë nga 180 shtete të ndryshme.

Me këtë triumf Modriç kompleton tre trofe personal të çmimeve pasi e fitoi më parë edhe çmimin për lojtarin më të mirë të vitit në UEFA dhe çmimin “Best” të FIFA-s. /Telegrafi/