Rrjedha e lumit solli petëza misterioze akulli (Foto)

E publikuar: 13/12/2017 17:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Banorët që jetojnë pranë lumit Tees në Durham të Anglisë, janë befasuar me shumë petëza misterioze nga akulli, që ndodheshin pranë bregut.

Ky fenomen ndodhë shpesh në bregdetin e Antarktikut dhe në disa liqene të Kanadasë, por kurrë më parë në këtë zonë, transmeton Telegrafi.

Këto fletëza, krijohen me bashkimin e shkumës së ngrirë të ujit që rrotullohet në rrjedhën e ujit, duke marrë formën rrethore.

Vetëm ata që kaluan në mëngjes pranë lumit, patën mundësi t’i shohin këto pjesë, që u shkrinë me shpejtësi. /Telegrafi/