Rritja enorme e çmimeve pas taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës, ministri Shala paralajmëron masa

E publikuar: 21/11/2018 17:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka folur në një konferencë për media pas vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës për rritjen e taksës ndaj mallrave që importohen nga Bosnja dhe Serbia, nga 10 për qind në 100 për qind.
Shala ka folur për mundësinë e rritjes së çmimeve të artikujve bazë për jetesë për të cilat ka thënë se inspeksioni që nga nesër do të hidhet në aksion për të evidentuar çdo shkelje të mundshme, raporton lajmi.net.“Unë sot kam autorizuar kryeinspektorin, që nga nesër të monitorojnë dhe të evidentojnë cdo tentim të rritjes së çmimit e cila është e paarsyeshm”, ka thënë ai, shkruan Lajmi.net.

Ndërkaq për rritjen e çmimit të bukës, Shala ka thënë se ka informacione se rritja ka ardhur edhe para vendimit të Qeverisë.“Me sa i kom informacionet, rritja e grurit ka qenë edhe para ndërmarrjes së masës, dhe kjo pra nuk është si pasojë e vendimit”, ka thënë minstri Shala.Ndërkohë, tashmë për vendimin në fjalë, përpos Serbisë ka reaguar edhe Bosnja.Ata vendimin e Qeverisë së Kosovës e kanë quajtur si goditje të madhe ndaj CEFTA-s.