Rritja e rasteve me COVID-19/ Mikrobiologu Raka paralajmëron mbylljen si opsion real

E publikuar: 08/06/2020 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mikrobiologu Lul Raka, ka kërkuar respektim maksimal të masave të Institutit të Shëndetit Publik dhe Ministrisë së Shëndetësisë në mënyrë që situata me koronavirusin të mbahet nën kontroll.

Sipas tij vendi mund të mbyllet përsëri nëse numri i rasteve të të infektuarve vazhdon të rritet e të cilat kërkojnë trajtim spitalor.

“Përveç numrit të rasteve, faktor vendimtar mund të jetë struktura klinike e këtyre rasteve të reja. Nëse ato janë raste të lehta të kontaktit familjar (disa edhe asimptomatike), të cilat nuk kanë nevojë për hospitalizim, atëherë ato janë të menaxhueshme për sistemin shëndetësor dhe nuk ka nevojë për mbyllje të sërishme. Duhet vetëm kujdes i shtuar dhe zbatim i këshillave”.

“Nëse rritja e numrit të rasteve të reja shkon paralelisht me numër të madh të rasteve që kërkojnë hospitalizim dhe kujdes intensiv, atëherë mbyllja e sërishme është opsion real”, është shprehur Raka.