Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, reagon infektologu Valbon Krasniqi

E publikuar: 13/06/2020 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Infektologu Valbon Krasniqi ka reaguar pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbajnë maskat e tyre ngjitur, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, infektologu ka këshilluar qytetarët që t’i shmangin përshëndetjet me dorë.

“Qytetarë të nderuar, Ju lutem, MBANI MASKAT! MOS I SHTRENGONI DUART! Përshëndetuni me zemër – JO me duar”, ka shkruar ai.

Reagimi i Krasniqit vjen pasi që vetëm në dy ditët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 111 raste të reja me COVID-19.