Rritet për 100 për qind numri i të prekurve me kancer në Kosovë

E publikuar: 09/04/2017 22:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm në tremujorin e parë të këtij viti u shënuan rreth 400 raste të reja.
378 raste të reja të diagnostikuara me kancer janë shënuar në tre mujorin e parë të këtij viti në Kosovë e që krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur 100 për qind numri i të prekurve me këtë sëmundje.

Sipas të dhënave të Klinikës së Onkologjisë brenda dite trajtohen 120 deri në 210 pacientë.

Nuk ka pasur asnjë pacientë të rekomanduar për trajtim jashtë vendit përderisa janë ofruar rreth 40 mijë shërbime mjekësore dhe 7 mijë kontrolle mjekësore.