Rritet numri i rasteve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

E publikuar: 27/06/2020 14:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 150 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë bërë 1.086 testime dhe kanë rezultuar pozitve 150 raste.

Prej rasteve të reja 93 janë në Shkup, 7 Kumanovë, 3 Shtip, 4 Prilep, 12 Tetovë, Strugë 3, Manastir Negotinë dhe Koçani nga 1, Ohër 9, Kërçovë 8 dhe Resnjë 5, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se kanë humbur jetën nëntë persona, gjashtë nga Tetova dhe tre nga Shkupi.

Momentalisht në Maqedoni ka 3.393 raste aktive me koronavirus ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë diagnostifikuar 5.906 persona, prej të cilëve 2.236 persona janë shëruar dhe 277 persona kanë humbur jetën./GS/