Rritet numri i përdoruesve të Twitter

E publikuar: 23/04/2019 22:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aksionet e rrjetit social Twitter u rritën me 17% ditën e sotme pasi firma raportoi rritjen e numrit të përdoruesve dhe të të ardhurave.

Kompania postoi 787 milionë dollarë të ardhura në tre mujorin e parë të 2019-ës, një rritje me 18% krahasuar me një vit më parë ndërsa numri i përdoruesve aktivë në ditë u rrit me 11% në 134 milionë.

Rezultatet nxitën kritika nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump i cili akuzoi platformën për diskriminim politik.

Rrjetet social janë vendosur nën presion në rritje për të monitoruar përmbajtjet që publikohen pas një serie skandalesh që i përfshinë nga privatësia e përdoruesit, tek gjuha e urrejtjes dhe fushatat politike.

Gjatë vitit të kaluar numri total i përdoruesve të platformës ra nga 336 milionë në 321 milionë dhe Twitter tha se erdhi nga mbyllja e llogarive të rreme dhe abuzive.

Por në tre mujorin e fundit u rrit në 330 milionë përdorues përsëri. /PCWorld Albanian