Rritet numri i laptopëve HP me bateri që shpërthejnë në flakë

E publikuar: 14/03/2019 11:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

HP ka shtuar numrin e laptopëve dhe workstation mobile që do të rikthehen konsumatorët për tu ndërruar bateritë për shkak të shqetësimeve në rritje se mund të shpërthejnë në flakë.

Në Janar të 2018-ës kompania nisi një tërheqje masive të laptopëve për të zëvendësuar 50,000 bateri. Një vit më parë kishte tërhequr edhe 101,000 bateri të tjera.

Që atëherë HP ka marrë raporte të shumta për bateritë që mbi-nxeheshin dhe kapeshin në flakë duke shkaktuar dëme prone deri në 1,100 dollarë.

Si rezultat në 2018-ën plot 78,500 bateri u zëvendësuan. Njësitë e prekura ishin laptopë të shitur mes viteve Dhjetor 2015 deri në Janar 2018. HP ka lançuar një uebsajt ku ata që mendojnë se janë të prekur mund të kontrollojnë nëse janë të sigurtë. /PCWorld Albanian