Rritet fitimi i OTE, Telekom Albania arrin në 1.9 milion abonentë

E publikuar: 10/05/2018 19:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Grek i telekomunikacionit OTE, i cili zotëron operacione në Greqi, Rumani dhe Shqipëri, raportoi rritje të fitimit me 3.6% për tre mujorin e parë të vitit në 315.1 milion Euro.

Të ardhurat e kompanisë ishin 929 milion Euro vitin e kaluar ndërsa këtë vit ranë në 921.3 milion Euro.

Fitimi i kompanisë pas taksave përllogaritet në 50.6 milion Euro, ose rritje me 32.5%.

Filiali Grek Cosmote kishte 8.05 milion abonentë deri në fund të Marsit, një rritje e lehtë nga 7.73 milion abonentë vitin e kaluar.

Baza e përdoruesve të shërbimeve fikse u rrit në 1.8 milion ku 405 mijë përfitojnë shërbim përmes fibrave optike.

Në Rumani numri i përdoruesve mobil ra me 6.8% në 4.68 milionë ndërsa në Shqipëri u rrit me 3.8% në 1.9 milionë. /CIO Albanian