Rritet besueshmëria në shoqërinë civile

E publikuar: 29/03/2016 12:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim sot në një tryezë të rrumbullakët ka lansuar analizat e e Pulsit Publik me temë “Perceptimet e Shoqërisë Civile në Kosovë”.

Sipas kësaj analize rritet besueshmëria në shoqërinë civile në vitin 2015-të që nga viti 2014, 61% e të anketuesve besojnë se shoqëria civile bën punë një punë të mirë, ndërsa në lidhjen me rolin e shoqërisë civile si “mbikëqyrëse” e proceseve demokratike del se 50% e të anketuarve besojnë se shoqëria civile nuk vepron si “mbikëqyrëse”.

Përceptimet për korrupsionin në sektorin e shoqërisë civile del se korrupsioni është i pranishëm në një shkallë më të madhe raporton Botapress.

Sa i përket rolit të të OJQ-ve, del se roli i tyre është në ofrimin e ndihmës humanitare përderisa kërkimi i llogaridhënies nga qeveria është si rol dytësor.

Të dhënat e kësaj analize bazohen në të dhënat e mbledhura nga anketa e Pulsit Publik , ndërsa konteksti kualitativ është ofruar nga takimet e tri fokus grupeve të mbajtura në Prishtinë , Ferizaj dhe Prizren raporton Botapress.