Rrëzohet helikopteri në Turqi, të paktën 9 ushtarë të vdekur

E publikuar: 04/03/2021 18:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e rëndë ajrore ka ndodhur këtë të enjte në lindje të Turqisë. Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se një helikopter ushtarak është rrëzuar dhe për pasojë 9 ushtarë në bord janë konfirmuar të vdekur. Ndërkohë, 4 persona të tjerë në bord kanë mbetur të plagosur. Helikopteri është rrëzuar pranë qytetit Tatvan, në provincën Bitlis, e cila është e populluar kryesisht nga kurdët.Është ende e paqartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin.