Rrëzimi i avionit në Rusi, gabim i pilotëve

E publikuar: 15/02/2018 06:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hetuesit njoftuan se një gabim i pilotëve si dhe keqfunksionimi i sensorëve ka të ngjarë të ketë shkaktuar rrëzimin e një avioni pasagjerësh në Rusi, si pasojë e të cilit u vranë të 71 personat në bord.

Pasi kontrolluan të dhënat e regjistruesit të fluturimit, Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit tha se rrëzimi të dielën pranë Moskës, ndodhi pasi pilotët panë të dhëna të ndryshme mbi shpejtësinë e avionit.

Sipas anëtarëve të komitetit defekti tek lexusi i të dhënave ndodhi pasi pilotët nuk patën aktivizuar një njësi ngrohjeje, përpara nisjes së avionit.

Aeroplani u nis nga aeroporti i Domodedovos në Moskë për një udhëtim drejt qytetit të Orskut. Ai u rrëzua në një fushë rreth 64 kilometra në juglindje të kryeqytetit.