Rrezikoi jetën për të shpëtuar lepurin nga “zjarri apokaliptik” i Kalifornisë – por refuzoi të tregonte se pse e bëri këtë! (Video)

E publikuar: 07/12/2017 22:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa pamje shokuese të cilat janë shpërndarë me të madhe në internet shihet një burrë duke rrezikuar jetën e tij, vetëm e vetëm për të shpëtuar një lepur, gjatë zjarrit të tmerrshëm të Kalifornisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për momentin sensacional ndërsa 1.000 zjarrfikës përpiqeshin me dëshpërim për të shpëtuar shtëpitë, një burrë tjetër doli për të bërë një akt shumë të veçantë.

Ai zbuloi një lepur që shëtiste përgjatë rrugës dhe po shkonte drejt në një shkurre që po digjej.

I veshur me pantallona të shkurtra ai i lutet lepurit që të vijë drejt tij.

Në një lëvizje tronditëse, ai pastaj bën disa hapa drejt një shkurre që po digjej në një përpjekje për të kapur vëmendjen e lepurit, kur, më në fund, lepuri kthehet drejt tij.

Momenti i pabesueshëm është kapur nga një fotograf i lajmeve që kalon atypari, i cili i kërkon burrit që të bënte një intervistë me të. Por ai nuk pranon dhe largohet si një “hero misterioz”. /Telegrafi/