“Rrezikohet Shqipëri-Serbi, Rama s’e ka nën kontroll policinë”

E publikuar: 03/10/2015 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gazeta serbe “Kurir” ka hedhur hije të një komploti që sipas saj rrezikon ndeshjen e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Duke cituar prononcimin e Marko Nicoviç, ish-shefi i policisë së Beogradit, “Kurir” pretendon se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe pse ka garantuar për ndeshjen nuk e ka nën kontroll policinë pasi një pjesë e strukturave nuk i binden atij…

“1500 forca policie nuk janë të mjaftueshme. E di që kreu i shtetit shqiptar nuk ka kontroll të plotë mbi policinë.

Sigurisht që do të ketë provokime, nuk po flasim për ndeshje futbolli por për ngjarje politike.

Shqiptarët këtë e kanë treguar në Beograd, ku futbolli nuk iu ka interesuar fare”,- ka deklaruar për “Kurir”, Marko Nicoviç.

Ai mendon se shqiptarët do të hakmerren ndaj përfaqësueses së Serbisë, më 8 tetor në “Elbasan Arena”, për humbjet që ka pësuara në Koshare gjatë luftimeve të vitit 1999.

“Shqipëria nuk ka kapacitet si shtet të ofrojë siguri për ndeshjen e së enjtes, për shkak të mungesës së pjesëtarëve të sigurimit”,- citohet ai nga e përditshmja serbe “Kurir”.

Madje, Nicoviç mendon se shqiptarët do t’iu hakmerren serbëve për humbjet që ka pësuara në Koshare gjatë luftimeve të vitit 1999.

“Shqipëria është vendi me numrin më të vogël të shkolluar në strukturat e sigurisë. Nuk duhet harrua që aty punojnë ende njerëz që kanë qenë pjesë e sigurimit shtetëror, të cilët kanë trajnuar terrosirët nga Kosova në vitin 1999.

Disa nga ata janë vrarë në luftimet me ushtrinë serbe në regjionin e Koshares.

Ata këtë sigurisht se nuk e kanë harruar dhe do të kërkojnë mënyra për t’u hakmarrë”,- shtoi ai.