Rreth nëntë mijë raste të reja të virusit për 24 orë në Rusi

E publikuar: 18/05/2020 13:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi u shënuan 8,926 raste të reja të koronavirusit. Kështu, numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 290,678 persona.

E hëna ishte dita e tretë me radhë që vendi më i madh në botë e mban shifrën ditore të infektimeve nën dhjetë mijë pasi për disa ditë rresht e kishte kaluar atë dy javë më parë dhe javën e kaluar.

Përpos të prekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 91 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 2,722, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Rusia është e dyta në botë me më së shumti raste me Covid-19, pas Shteteve të Bashkuara, por ka numër relativisht të ulët të të vdekurve. Sidoqoftë, disa besojnë se numri i vërtetë i viktimave është më i lartë.

Kryeministri rus, Mikhail Mishustin, i cili vetë është prekur nga virusi, ka thënë se gjendja është duke shfaqur dinamika pozitive, sepse disa rajone i kanë larguar kufizimet e karantinës dhe po i lejojnë bizneset që të rihapen.