Rreth 5.6 milionë € në vit shpenzohen për qeran e konsullatave e ambasadave

14.01.2018 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rreth 5.6 milionë € në vit shpenzohen për qeran e konsullatave e ambasadave

Rreth 5.6 milionë euro në vit paguhet qera për objekte ku janë të vendosur konsullatat e ambasadat e Kosovës nëpër vende të ndryshme të botës.

Kurse rreth 1.4 milionë euro qeveria shpenzon për qeran e objekteve të institucioneve në vend..
Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Yagcilar, i tha Ekonomia Online, se buxheti të shtetit qeraj e objekteve i kushton rreth 7 milionë euro, prej këtij buxheti 80% shpenzohet për qeran e konsullatave e ambasadave.

“.. çdo vit për ambasada për konsullata edhe qiranë brenda Kosovës paguhet përafërsisht 7 milionë edhe prej 7 milionëve 80% është pagesa e qirave jashtë Kosovës, përkatësisht ambasadave dhe konsullatave”, tha ai.

Ministri thotë se janë të përkushtuar në ndërtimin e objekteve të reja ku do të vendoseshin institucionet publike, por që nuk ka dhënë ndonjë afat se kur mund të ndodh kjo e as sa objekte planifikohen të ndërtohet.

“Ne si Ministri e Administrimit Publike jemi të përkushtuar së pari për ndërtimin e institucioneve të ndryshme që pagesa për qiranë nga buxheti i Republikës së Kosovës çdo vit të ulet dhe të kemi një akomodim dhe menaxhim më të mirë”, sqaroi Yagcilar.

Shoqëria civile vazhdimisht ka kritikuar shpenzimin e parasë publike për qera të objekteve me arsyetimin se vendosja e institucioneve nëpër objekte private, ndodh edhe për shkak të interesave të caktuara, ngase me mjete e paguar do të ndërtoheshin objekte të reja.

Institucionet vazhdimisht kanë premtuar se do të gjendet një zgjidhje për institucionet publike që veprojnë në objekte private, që mos të shpenzohet buxheti për qera./ekonomiaonline/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Sekuestrohen 6 mina me telekomandë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

Sekuestrohen 6 mina me telekomandë, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari

A mund ta ndalojë opozita hovin e Erdoganit?

A mund ta ndalojë opozita hovin e Erdoganit?

A mund ta ndalojë opozita hovin e Erdoganit?

A mund ta ndalojë opozita hovin e Erdoganit?

Avramopoulos ia shuan shpresat kosovarëve: Keni punë në përmbushjen e kriterit të fundit për viza

Avramopoulos ia shuan shpresat kosovarëve: Keni punë në përmbushjen e kriterit të fundit për viza

Tronditet Gjermania, përdhunohet e vritet liderja e Socialdemokratëve

Tronditet Gjermania, përdhunohet e vritet liderja e Socialdemokratëve

Pasojat e përgjakshme të mitit serb

Pasojat e përgjakshme të mitit serb

Lëmshi me çmimet e dokumenteve të gjendjes civile nëpër komunat e Kosovës

Lëmshi me çmimet e dokumenteve të gjendjes civile nëpër komunat e Kosovës

BE thotë se Kosova ka ende punë në kriterin e fundit për vizat

BE thotë se Kosova ka ende punë në kriterin e fundit për vizat

Banorët e Kaçanikut të dëmtuar nga “Bechtel-Enka”, ende s’janë kompensuar

Banorët e Kaçanikut të dëmtuar nga “Bechtel-Enka”, ende s’janë kompensuar

Demarkacioni me Serbinë diskutohet nesër në Bruksel

Demarkacioni me Serbinë diskutohet nesër në Bruksel

SHBA demanton Serbinë: Asnjë shtet nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës

SHBA demanton Serbinë: Asnjë shtet nuk ia ka kthyer shpinën Kosovës

Magbule Shkodra, gruaja më e votuar në AAK

Magbule Shkodra, gruaja më e votuar në AAK

Shpërthim në një tubim të kryeministrit të Etiopisë

Shpërthim në një tubim të kryeministrit të Etiopisë

Thaçi e Vuçiq, në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare për çështjen e Kosovës

Thaçi e Vuçiq, në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare për çështjen e Kosovës

SKANDAL: KEDS 6 vite në treg pa përfillur ligjin e Kosovës

SKANDAL: KEDS 6 vite në treg pa përfillur ligjin e Kosovës

OKB e shqetësuar nga acarimi i konfliktit në Siri

OKB e shqetësuar nga acarimi i konfliktit në Siri