Rreth 30 të dyshuar për koronavirus në Vushtrri, në mesin e tyre dhe punëtorë shëndetësor

E publikuar: 12/05/2020 19:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

30 mostra, përfshirë punëtorë shëndetësorë, kontakte të pesë të infektuarve të fundit me koronavirus në komunën e Vushtrrisë janë marrë dhe rezultatet e tyre pritet të dalin sonte.

16 punëtorë shëndetësor në këtë komunë të cilët e kishin trajtuar pacientin e djeshëm janë në vetizolim, derisa rezultatet e tyre pritet të publikohen sonte nga Instituti i Shëndetit Publik.

Kështu ka thënë për lajmi.net, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Vushtrrisë, Sylejman Meholli.

“Gjendja në komunën e Vushtrrisë është e mirë. Janë identifikuar kontaktet e personave të infektuar, sot janë testuar mbi 30 kontakte përfshire edhe punëtoret shëndetësores rezultatet dalin sot”, ka thënë Meholli.

Kujtojmë se një muaj pasi nuk kishte as një rast në këtë komunë, të dielën e 10 majit u konfirmua një rast i ri me Covid-19, ndërsa mbrëmë u konfirmuan edhe pesë raste të infektuara nga 10 teste e kryera. Të gjitha janë brenda të njëjtës familje, pra janë raste kontakti.

Aktualisht në vendin tonë janë të infektuar me koronavirus 895 persona, prej tyre 657 të shëruar dhe 29 të vdekur.