Rreth 15 orë pritje në radhë, vetëm për të blerë fishekzjarrë

E publikuar: 29/12/2017 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rreth 15 orë në një radhë të gjatë për të blerë fishekzjarrë për festat e fundvitit. Kjo ndodh në Gjermani, aty ku me ligj fishekzjarrët lejohen të shiten vetëm në tri ditët e fundit të vitit.

Pamjet e kësaj radhë të gjatë njerëzish janë xhiruar në qytezën Eitorf pranë Këlnit.

Mbi 2 mijë persona u mblodhën pranë një magazine fishekzjarrësh, në pritje të nisjes së afatit ligjor të shitjeve.

“Kam ardhur sepse fishekzjarrët janë lirë. Kam mbi 15 orë që rri në këmbë. Por rruga ja vlejti”.

Një grup të rinjsh ishin të parët që zunë radhën, që mëngjesin e të enjtes, përcjell tvklan.al.

Thonë se me vete kishin marrë ushqime, mjete për tu argëtuar dhe ishin veshur trashë për të mos ngrirë në temperatura disa gradë nën zero.

Blerësve nuk u lejohet të marrin më shumë se tre pako me fishekzjarrë, me vlerë 30 deri 50 euro secila.