Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

12.08.2019 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka bërë publike të hënën një rregull të ri që mund t’ua pamundësojë shtetësinë amerikane qindra mijëra personave që janë shumë të varfër, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Ky rregull, që është shtyrë përpara nga ndihmësi i Trumpit për çështje të migrimit, Stephen Miller dhe do të nisë së zbatuari nga mesi i tetorit, parasheh refuzimin e aplikacioneve për viza të përkohshme apo të përhershme për personat që nuk përmbushin kriteret strandarde të mirëqenies apo që marrin asistencë sociale nga shteti.

Një ndryshim i tillë do të siguronte se imigrantët mund të përballojnë vetë shpenzimet dhe “nuk varen nga burimet publike” por nga burimet tjera, duke përfshirë anëtarë të familjes, sponsorë, dhe organizata private”, është thënë në Regjistrin Federal.

Kjo mund të jetë një nga politikat më drastike të Trumpit kundër migrimit, kanë thënë ekspertët.

Mbrojtësit e migrimit kanë kritikuar këtë plan duke thënë se është përpjekje për të ndalur migrimim ilegal, pa bërë ndryshime në ligjin amerikan përmes Kongresit.

Rregulli i ri është bazuar në Aktin për Imigrim që daton nga viti 1882, i cili i lejon Qeverisë amerikane të refuzojë viza për secilin që ka mundësi të kthehet në “përgjegjësi publike”.

Zyrtarët amerikanë kanë futur në listën e “përgjegjësisë publike” ata aplikantë që ka mundësi të varen financiarisht nga shteti.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

Rregulli i ri amerikan për viza prek të varfërit

Shteti ‘nuk e mendoi mirë’ kthimin e mbi njëqind kosovarëve nga Siria

Shteti ‘nuk e mendoi mirë’ kthimin e mbi njëqind kosovarëve nga Siria

Suspendimi i policëve, pasnesër protestohet në Gjakovë

Suspendimi i policëve, pasnesër protestohet në Gjakovë

Në këtë ditë kthehet shiu, të dielën u arrit temperatura rekord, 41.6 gradë

Në këtë ditë kthehet shiu, të dielën u arrit temperatura rekord, 41.6 gradë

Nitaj thotë se të gjitha sondazhet tregojnë se AAK është rritur më shumë se dyfish

Nitaj thotë se të gjitha sondazhet tregojnë se AAK është rritur më shumë se dyfish

Efektet e Marrëveshjes së Ohrit 18 vjet pas nënshkrimit

Efektet e Marrëveshjes së Ohrit 18 vjet pas nënshkrimit

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta

Haziri apelon për kursim të ujit dhe shmangie të lëvizjes gjatë temperaturave të larta

Hoxhaj: Serbia e dhunoi Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

Hoxhaj: Serbia e dhunoi Konventën e Gjenevës me gjenocidin në Kosovë

Mjeku kosovar bën apel: Nga temperaturat e larta të kenë kujdes këta persona

Mjeku kosovar bën apel: Nga temperaturat e larta të kenë kujdes këta persona

Paraburgim edhe për të dyshuarin e tretë në grabitjen e Shtimes

Paraburgim edhe për të dyshuarin e tretë në grabitjen e Shtimes

Veseli takon të rinjtë që u larguan nga Kosova: Vetëm lufta kundër korrupsionit e mbanë rininë këtu

Veseli takon të rinjtë që u larguan nga Kosova: Vetëm lufta kundër korrupsionit e mbanë rininë këtu

Për pak orë, mbi 22 mijë kosovarë hynë sot në Shqipëri

Për pak orë, mbi 22 mijë kosovarë hynë sot në Shqipëri

Ligji që nuk i ndali lojërat e fatit

Ligji që nuk i ndali lojërat e fatit

Momenti kur ‘Grupi i kosovarëve’ vret dy persona në Siri

Momenti kur ‘Grupi i kosovarëve’ vret dy persona në Siri

Sipas Veselit BE po vepron me standarde të dyfishta në lidhje me krimet në Kosovë

Sipas Veselit BE po vepron me standarde të dyfishta në lidhje me krimet në Kosovë

KFOR-i demanton Vuçiqin, situata në Kosovë është e qetë

KFOR-i demanton Vuçiqin, situata në Kosovë është e qetë