Rrëfimi i vajzës shqiptare: Mbeta shtatëzënë 12 vjeçare me një 17 vjeçar (Video)

E publikuar: 10/04/2017 13:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

B.O, vajza 14-vjeçare nga Kavaja u dashurua me një 17-vjeçar nga i njëjti qytet dhe pas disa javësh shkoi të jetonte me të kur ishte vetëm 12 vjeç.Disa muaj më vonë, ajo mëson se ishtatzënë, ndërkohë që djali me të cilin u arratis nga familja filloi ta dhunonte psikologjikisht dhe fizikisht.

“Pasi mësova që isha shtatzënë, ai u gëzua fillimisht por pastaj filloi dhuna fizike dhe psikologjike e tij dhe nënës së tij ndaj meje. Prindërit më thonin se duhej ta hiqja fëmijën, kursë mësuesit dhe shoket e shoqet e klasës u çuditën. Mësuesja erdhi tek shtëpia ime dhe më tha që të kthehesha në shkollë”., – shpjegon ajo në emisionin “Me Zemër të Hapur” duke shtuar se kishte marrë vendimin që të mos kthehej më.

Ajo e lindi vajzën disa muaj më pas, por zbuloi se kishte një fëmijë me sindromën down.