Rrëfimi prekës i gruas që dhunohet nga burri: Nuk kam ku shkoj! (Video)

E publikuar: 20/04/2016 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dhuna në familje vazhdon me qenë një shqetësim serioz në vendin tonë.

Sipas një vrojtimi të kryer nga Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe UNICEF, ma të prekurat nga kjo dukuri janë gratë e komunitetit RAE.

Statistikat tregojnë se nga 1000 gra të komuniteteve pakicë, 65% i nënshtrohen dhunës fizike dhe psikike nga burrat e tyre, ndërsa 35 % e grave kosovare përballen me një problem të tillë.

Në vitin 2015, në Policinë e Kosovës janë raportuar 1038 raste të dhunës në familje nga të cilat 869 janë gra.

Televizioni Rrokum, në kuadër të emisionit “N’Realitet” sjell rastin e një gruaje në Kosovë, e cila i nënshtrohet dhunës sistematike fizike dhe psikike nga bashkëshorti i saj dhe t’u mos pasë shkollim të mjaftueshëm për punësim, përkrahje nga familja apo institucionet, detyrohet me lejua që dhuna me qenë pjesë e përditshmërisë së saj.

Përmes një rrëfimi prekës dhe t’u mos dashtë të identifikohet, nëna e djemve 7 dhe 5 vjeçar tregon se me çka përballet ajo çdo ditë.

https://youtu.be/2f_Zzv_fLSk