Rrëfimi prekës i babait të Hashim Thaçit: Si e mora n’qafë një popull për një kondom?

E publikuar: 19/03/2017 01:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Për 1 mark t’atëhershit ose 50 cent t’sotit, Kosova sot mund të ishte ndryshe”, janë fjalët me të cilat e nisë rrëfimin e tij, i përlotur, babai i Hashim Thaçit, Mr. Haxhi Thaçi, transmeton portali saterik PamPress.

Në rrëfimin e tij rrënqethës dhe mjaft prekës, plaku nga Buroja, tregon se si djali i tij që sot është në krye të Presidencës, është produkt i një shtatzanie aksidentale dhe se ndihet paksa fajtor në lidhje me këtë. Tutje, Mr. Thaçi konstaton se Kosova pa të birin e tij në proceset e zhvillimet politike do të ishte sigurisht më ndryshe.

“U kanë muji korrik i 1967’së sene. U kanë nxehtë dhe n’atë vakt gruaja ime, Dr. Hyra, kishte mbetur shtatzanë. Me t’hanë të drejtën, deri në fund t’asaj sene e diskutojshim abortimin, por për shkak t’rrethanave t’kohës ishte pak e vështirë. U bë si u bë, dhe një vit me vonë, me 24 prill 1968, lindi djali që ishte produkt i pakujdesisë sime, që të paktën nuk e nxorra me kohë”, rrëfehet për PamPress, babai i Presidentit.

Më pas, me lot në sy, Haxhiu tregon se me sjelljen në jetë të Hashimit e ndjen veten fajtor, pasi që ky i fundit i hyri politikës dhe me aktivizimin e tij në jetën politike, i bëri shumë dëme vendit.

“Për besë t’Zotit, e ni veten shumë fajtor. Një kondom do të mjaftonte që sot ta kishim Kosovën tonë më ndryse, të zhvilluar e pa korrupsion. Thmia janë problematikë. Unë e kam porosit Hashimin tim gjithë kohën: Le o bir politikën se s’merr vesh n’atë punë! Ai s’më ka nigu kurrë dhe qe ku jemi…”, shton ndër të tjera Mr. Haxhi Thaçi, teksa me një faculetë “Rose”, mundohet t’i fshijë lotët që i rrjedhin pa ndalur.

I pyetur se a mendon edhe Dr. Hyrë si ai në lidhje me birin e tyre, Haxhiu tregon se Dr. Hyra ia ka vënë kapakun kësaj pune. Madje, sipas tij, në pleqërinë e saj, edhe ajo po sillet si i biri, duke komentuar mbi zhvillimet politike, gjë kjo e cila nuk i pëlqen aspak atij.

“E kam lexu Veton Surroin në një libër që kish pas thënë që Kosova do të ishte ndryshe po që Hashim Thaçi kish vendos me kanë arsimtar i historisë n’Malishevë. A ta çoj fjalën dej n’fund? Boll ia ka qëllu. T’njëjtat fjalë ia kam thanë. I thojsha: Bir, kryje fakultetin e hin n’shkollë e jep mësim, e mas mësimit vjen e kryn naj punë ka shpia!”, tha veç tjerash babai i Hashim Thaçit, në rrëfimin e tij ekskluziv për PamPress.