Rrëfimi për vrasjen në Gjakovë: Ish-dhëndëri na e mbyti të bijën dhe mbesën në pragun e shtëpisë

E publikuar: 08/08/2018 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë mbledhur për t’i pritur kufomat e Valeriana Marku Nrecaj, 40 vjeçe, si dhe të bijës e saj 9 vjeçe. Këto të dyja u vranë mbrëmë me breshëri plumbash nga Pjetër Ndrecaj. Ky i fundit e vrau ish-gruan dhe vajzën e tij me kallashnikov. Familja ka hapur të pame. Ata për Express, kanë rrëfyer rreth momentit kur ish-dhëndërri ua mbyti vajzën dhe mbesën në pragun e shtëpisë.

Një konflikt i mëhershëm mes çiftit dyshohet t’i ketë paraprirë vrasjes së dyfishtë që tronditi Gjakovën të martën mbrëma. Valeriana Nrecaj bashkë me vajzën e saj u vranë nga bashkëshorti i saj Pjetër Nrecaj.

Çifti  kishte 16 vjet martesë por pas një konflikti  janë ndarë, ndonëse nuk ishin divorcuar ligjërisht. Çifti kishte pesë fëmijë. Tre nga të cilët jetonin me Valerianën e dy të tjerë jetonin me babanë e tyre, Pjetërin.

Gazeta Express, gjatë ditës së sotme ka qëndruar në familjen e viktimës. Aty kanë shpjeguar rreth momentit kur Pejtëri u kishte shkuar në shtëpi.

Vendi ku u vranë Valeriana me të bijën

Nipi i të ndjerës i tha gazetës se Pjetër Nrecaj, kishte shkuar dje gjatë ditës për ta takuar Valerianën me qëllim të rregullimit të raporteve. Por nga aty Pjetëri është larguar për tu kthyer më vonë me një armë zjarri.

Por para se të shkonte në shtëpinë e viktimës, i dyshuari i kishte dërguar asaj në telefon një mesazh me përmbajtje kërcënuese.

“Tash të pret një dhuratë e bukur ty dhe lalushit do ti dhemb zemra”, i kishte shkruar viktimës para se ta vriste.

I dyshuari për vrasjen

Nga familja e së ndjerës tregojnë se ish-bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj.
“Valetiana e ka paditë atë se po ushtron dhunë ndaj saj. Edhe u kthy këtu te familja e saj. Ky gjatë ditës dje u kanë te familja. Ka kërkua me u pajtu. Vajza ka insistu që nuk do të pajtohet me të. Ky është larguar edhe ka thanë që këtë punë do ta rregullojë siç di vet”, ka thënë nipi i tashmë së ndjerës.

Ai sqaron s epak minuta pas vizitës së parë të Nrecajt gjatë ditës së djeshme në familjen Marku të Bretkovc të Gjakovës, Valeriana tashmë e ndjerë kishte shkuar në polici për ta raportuar rastin, policia e ka vizituar familjen e së ndjerës por është larguar nga aty me arsyetimin se nuk e ka gjetur të dyshuarin.

“Kur ka ardhë ai më vonë me kallashnikov. E ka njoftë terrenin këtu në shtëpi. Edhe nga jashtë ka fillu me gjujtë. Viktimë ranë mesa jonë me vajzën e saj”, thonë në familja.
E ndërkohë, nga prokuroria Themelore në Gjakovë bëjnë të ditur se ndaj Nrecajt është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

“Rreth orës 21:00 43 vjeçari Pjeter ka shkuar në shtëpinë e familjes së bashkëshortes në lagjen Bretkoc të Gjakovës dhe me armën e tipit kallashnikov ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, Valbona Marku-Nrecaj dhe vajzën e tij nëntëvjeçare K.N.”
Ndaj Pjetri Nrecajt është ngritur aktakuzë, ndërsa i dyshuari është në paraburgim prej 30 ditësh.