Rrëfimi i ish-ushtarit serb për krimet në Kosovë: Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në shkritoren e Smederevës

E publikuar: 13/10/2020 22:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sonte për “Debat Plus” ish-pjesëtari i ushtrisë jugosllave ka treguar detaje tronditëse se si janë zhdukur kufomat e shqiptarëve të vrarë në vitin 1998-1999.

Ish-ushtari serb thotë se ka dëshmitarë se një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë ku janë djegur në shkritore, përcjell Telegrafi.

“Një pjesë e kufomave kanë përfunduar në Smederevë, në shkritore. Ashtu siç i kanë shkrirë tanket dhe pajisjet luftarake janë shkrirë edhe kufomat”.

Për mungesën e dëshmive, ish-ushtari serb thotë se shumë pak njerëz kanë marrë shënime.

“Ne nuk kemi pasur aparate fotografike. Mund të flasim vetëm nga shënimet zyrtare që i kemi marrë”.

Ai thotë se në një terren ku kanë operuar nuk e kanë ditur që ka pasur varrezë masive.

“Bëhet fjalë për 140 njerëz që janë vrarë”, tregon më tej ish-ushtari serb.