Rrëfimi i babait që vrau të birin: Na rrihte çdo mbrëmje

E publikuar: 11/06/2015 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ismail Bahja, 70-vjeçari që vrau djalin e tij, Eltonin, dy ditë më parë, ka thënë se ky i fundit ushtronte prej tre muajsh dhunë ndaj tij dhe të shoqes.

Duke folur për policinë, Bahja ka thënë se i biri kishte kaluar në depresion dhe çdo mbrëmje shkonte i dehur në shtëpi.
Ai fillonte rrihte dy prindërit e tij, çdo natë.
Shkak për këtë gjendje ishte bërë dështimi i tentativës që 33-vjeçari të shkonte në Kanada tek i vëllai.
Ai kishte shitur edhe tokat në fshat për këtë qëllim.
Por, jo vetëm nuk kishte gjetur dot njerëzit e duhur për të shkuar në Kanada, por dhe shuma e mbledhur nuk i mjaftonte, raporton Panorama.
Për këtë arsye, ai kishte filluar të pinte çdo mbrëmje dhe kishte kaluar në depresion.
“Djalin e vrava pasi tentoi të na helmonte me fotoksinë mua, gruan dhe më pas veten”, ka thënë në polici Ismail Bahja.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Peqin.