Rrëfimi i Fitim Lladrovcit, xhihadistit të dënuem, që nuk i ka ra pishman pse ka shkue n’ISIS

E publikuar: 28/10/2016 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Fitim Lladrovci, i dënuem me pesë vjet burg për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, nuk asht pendue për rrugën që kishte marrë.

Ai deklaroi nga burgu i Sigurisë së naltë në Gërdovc se kishte me qenë shumë i lumtun sikur t’ishte vra atje si Shehid, raporton RTK, transmeton lajmi.net.

Lladrovci nga Drenasi asht i bindun se myslimanët duhet me jetue në nji shtet të vetëm dhe se ata këtë nuk munden me ba kurrë me bisedime paqësore.

Kosovari, i cili në intervistë për RTK tha se ka shkue në Siri për me ju bashkue ISIS’it, deklaron se: ’Anija e myslimanëve lundron në gjak, sepse vetëm kështu mundet me u realizue shteti islam, në të cilin jetohet simbas Sheriatit”.

Sa i përket ISIS’it, ai deklaron se ata janë nji grup, të cilët vetëm dëshirojnë që jeta me u ba simbs Sheriatit, ashtu siç ka udhëzue simbas tij, profeti Muhamed.

Ai tha se në Siri ka shkue nëpërmjet Aeroportit të Malit të Zi drejt Turqisë, e mandej drejt vatrave të luftës, kurse në kontakt me xhihadistët ka ra nëpërmjet internetit.

Lladrovci tha se nuk asht i penduem për rrugën që ka ndërmarrë dhe se ndjehet mirë që atje ka takue edhe shqiptarët ma të njohur në botën e terroristëve si Lavdrim Muhaxherin e Ridvan Haqifin.

Ai tha se në dy herët e tij që kishte shkue në Siri, i kishte takue këta persona, kurse ma vonë Ridvan Haqifi ishte përzgjedhë nga xhihadistët shqiptarë për me u ba kryesues.