Rrëfimi ekskluziv i mbesës së Bajram Kelmendit për natën e vrasjes së avokatit dhe dy djemve të tij

E publikuar: 04/04/2019 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Për herë të parë në televizion, Elena Kelmendi, vajza e Kastriot Kelmendit ka treguar për natën kur forcat serbe ia vranë babanë, xhaxhanë dhe gjyshin avokatin Bajram Kelmendi, kur ajo ishte vetëm 6 vjeçe. Ajo ka kujtuar në Rubikon të KTV-së se si forcat serbe hyn në shtëpi dhe i keqtrajtuan para syve të dy fëmijëve, bashkëshortes së Kastriotit, Vjollcës dhe gjyshes së Elenës, Nekibe Kelmendit. “I thanë se këto janë fjalët e fundit dhe ai u afrua te na dhe tha ‘po tutna’”, kujton Kelmendi fjalët e fundit të xhaxhait të saj, Kushtrimit.