Rrëfime personale/ “Ora 06:30 e mëngjesit thonë që është ora e djallit”

E publikuar: 23/03/2017 01:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Doja të ndaja me ju një histori që më ka ndodhur.

Para një viti ndërrova shtëpi dhe me familjen u vendosëm në një shtëpi në një qytet tjetër.
Që në fillim në dhomën time dëgjoja shpesh zëra por mendoja se ishin pjesë e imagjinatës time.
Një natë teksa po shikohesha në pasqyrë dëgjoj një zë femre. Nga pasqyra shikoja dhomën pas shpinës kështu që nuk u frikësova por u ktheva dhe aty nuk kishte njeri.

Një ditë tjetër shkova në dhomë të flija gjumë në dreke. U shtriva dhe pas disa minutash e shoh veten as në ëndërr as zgjuar. Un i kisha sytë hapur mirëpo ndjeja diçka te çuditshme në trup, një bezdisje të tmerrshme, nuk më linte të flija, un vuaja por nuk mundesha të flisja, thoja pse nuk po vjen dikush të hapë derën të shpëtoj. Ishte një makth i vërtete dhe jam e sigurt që nuk e imagjinova, unë nuk mundesha as me frymë të mbushesha mirë, kisha një makth, një vuajtje brenda vetes dhe nuk çlirohesha dot. Doja të bërtisja me të madhe por s’mundesha.
Më në fund u ngrita dhe dola nga dhoma, nuk mund të rrija aty, shkova në kuzhinë, u ula në divan dhe më e çuditshmja ishte se në të dyja këmbët e mia kisha të nxira në pjesën e gjurit. Më ishin nxirë këmbët të dyja dhe ndieja dhimbje. S’po merrja vesh ku isha vrarë, unë nuk i pata ato të nxira para se të flija. Por përsëri nuk i kushtova rëndësi se për momentin thashë kushedi ku do jem vrarë.
Kjo ndodhi para një jave dhe akoma i kam shenjat e të nxirave në këmbët e mia. Sot në mëngjes diçka tjetër ndodhi.

Ishte ora 6:30 e mëngjesit kur u zgjova dhe dera ishte pak hapur. Gjysma e shtratit tim ishte bosh, ndjeva që diçka e pashpjegueshme hyri brenda dhe u shtri në krevatin tim.

O zot! U çmenda! e ndjeva që ishte shtrirë dikush por nuk shihja njeri, doja të kontrolloja me dorë pjesën e krevatit por dora ime nuk shkonte aty, diçka nuk më lejonte ta shtrija dorën drejt gjysmës së krevatit. Përsëri dëgjoja zëra por nuk i kuptoja asnjëherë, përsëri diçka më bllokoi të mos kisha mundësi të lëvizja.

Kjo ishte çmenduri, thoja me vete “Pse nuk vjen dikush të hyjë në derë të më shpëtojë”, nuk mundesha të flisja as të lëvizja, m’u duk sikur ndenja një orë ashtu. Ishte tmerr. Kur u çlirova, u ngrita si e çmendur dhe dola jashtë nga dhoma. Nuk e kuptova ç’ishte dhe as nuk dua ta di.

Unë nuk kam besuar asnjëherë në gjëra paranormale por di që përderisa Zoti ka bërë që të jetojmë të ndërthurur njerëzit me shpirtrat atëherë duhet ta pranojmë ekzistencën e tyre.

Edhe diçka, më bëri përshtypje ora. Ishte 06:30 e mëngjesit, unë kam dëgjuar për orën 03:33 të natës që quhet ora e djallit dhe 06:00 e mëngjesit ora e birit të djallit, por nuk di më ç’të them.

Me Respekt L.E.

Historitë janë rrëfime personale. Nëse keni përjetuar një histori të ngjashme mund ta dërgoni në inbox-in e faqes dhe ne do e publikojmë për ju./tvklan.al