Rrëfehet Ceca për herë të parë: Zbulon detaje për natën e martesës me Arkanin

E publikuar: 16/07/2018 16:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja serbe, Ceca, ka rrëfyer momente nga martesa që ndodhi para 23 viteve me Arkanin, kështu duke treguar të gjitha detajet e organizimit të dasmës, por edhe më shumë, përcjell Gazeta Express.

“Nëse do të ishte gjallë, tani do e festonim 23 vjetorin e martesës”, tha Ceca në fillim të intervistës.

“Ajo ditë ishte planifikuar që të ndodhë atë muaj, dhe nuk mundesha të qetësohesha derisa nuk ishte e përfshirë në çdo detaj. Gjithçka doja të dija rreth organizimit të dasmës. Gjithçka ishte sipas zakoneve tradicionale serbe. Dua të jem e sinqertë, për disa nga ato zakone nuk kam dëgjuar asnjëherë më parë. Isha e emocionuar, flisja me veten para se t’i mbyllja sytë disa net para dasmës. Isha vetëm 22 vjeçare dhe qëndrova para altarit me njeriun që unë e deshta më së shumti në botë. Mendova se tërë bota ishte e imja. Ishte gjithçka si një përrallë e vërtetë. Zelko u kujdes që gjithçka të shkonte sipas planit, ndërsa unë e motra ime merreshim me detajet”, ka thënë Ceca, shkruan alo.rs.

Ajo tha se kurrë për të nuk është përsëritur një dashuri e tillë.

“Një dashuri e tillë kurrë nuk do të lindë më në rastin tim. Zelko ishte qendra imë e botës dhe gjithçka në këtë planet. Çdo moment i kohës sonë ishte plot dashuri, lumturi dhe buzëqeshje. Zelko ka një vend të veçantë sot në zemrën time. Lotët në rastin tim nuk mund të shërojnë plagët e thella që kanë mbetur ne zemrën time. Sa e madhe ishte kjo dashuri. Sa e madhe ishte dhembja pas humbjes së saj”, rrëfeu Ceca.

Këngëtarja serbe shpesh është në fokus të mediave serbe. Nganjëherë për shkak të lidhjeve të saj, por edhe lidhur me dy fëmijët e saj, të cilët, disa herë në mediat serbe kanë thënë se nuk i kanë relacionet shumë të mira me nënën e tyre./Express/