Rrëfehet 24 vjeçarja: Më detyruan të bëjë seks

E publikuar: 21/03/2015 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Sarandës arrestoi dy ditë më parë 3 të rinj për shfrytëzim prostitucioni. Një prej të ndaluarve, 23-vjeçari Olsi Muçodema, shfrytëzonte si prostitutë pikërisht nënën e fëmijës së tij.

Ndërkohë pasi është marrë në pyetje nga policia, e reja ka treguar se bënte seks me klientët që i gjente 23-vjeçari edhe në prani të fëmijës së saj dy vjeç e gjysmë, pasi nuk kishte ku ta linte.

Në një rrëfim tronditës, gruaja ka treguar se si dhunohej nga Muçodema, kur nuk pranonte të shkonte me klientët që i gjente ai.

“Olsi më thoshte se jemi të papunë, nuk kemi çfarë të hamë dhe me çfarë të jetojmë. Ai dilte për kafe dhe gjente klientët. Pastaj unë shkoja me ta në shtëpinë tonë ose në hotel, ose në shtëpinë e tyre. Kemi edhe një djalë dy vjeç e gjysmë. Olsi e ka pranuar atësinë, por nuk ka pranuar ta regjistrojmë. Olsi më ka dhunuar fizikisht, sidomos muajt e fundit. Më kapte flokët dhe më gjuante me grushte. Në një rast më dhunoi pse nuk shkoja te një klient”, ka thënë e reja.

Ajo ka treguar me lot në sy se disa herë ishte detyruar të merrte edhe të birin me vete kur prostituonte pasi nuk kishte ku ta linte, pasi nëse nuk shkonte do të përballej me  kërcënimet dhe dhunën e tutorit të saj. “Shko më thoshte, por nuk shkoja dot sepse qante djali. Ka pasur raste kur kam shkuar nëpër shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale, duke marrë me vete djalin, se nuk kisha ku ta lija. Olsi në një rast ka qenë prezent kur kam kryer marrëdhënie me një njeriun e tij”, ka thënë në rrëfimin e saj 24-vjeçarja. /BallkanWeb/