Rrahmani në versionin e liderit, Verona barazon me Udinesen

E publikuar: 24/09/2019 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Barazim pa gola në sfidën që hapi javën e 5-të të Serie A. Në Bentegodi Verona dhe Udinese ndanë pikët në një ndeshjet të cilët vendasit e luajtën më mirë dhe e kërkuan më shumë fitoren por në fund nuk ja arritën qëllimit.

Me Marash Kumbullën të skualifikuar për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Juventusit por me Amir Rrahmanin në versionin e liderit me këtë të fundit që tentoi edhe në 3 raste të tentonte portën kundërshtare por pa rrezikshmërinë e duhur, Verona tregoi edhe njëherë se di të luajë një futboll të bukur dhe do të jetë një skuadër do të respektohet nga të gjithë në këtë sezon të Serie A.

Me barazimin që mori Verona u ngjit në kuotën e 5 pikëve ndërsa Udinese u rikthye te rezultatet pozitive pas 3 humbjesh rresht dhe u ngjit në kuotën e 4 pikëve./supersport.al

Në ring vdiq boksieri dublant, kishte hyrë në Shqipëri me dokumenta false

Top Channel