Rrahje para Prokurorisë në Prizren

E publikuar: 06/02/2019 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rasti është parë nga prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët ishin duke shkuar në punë.

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Prizren.

Rrahja ka ndodhur në orën 7:45 minuta, para objektit të Prokurorisë së Prizrenit.

Ende nuk dihen motivet e rrahjes, shkruan mediumi lokal PrizrenPress.

Në ndarjen e tyre kanë ndërhyrë dy gra, pasagjere të veturës.

Rasti është parë nga prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët në këtë kohë kanë qenë duke shkuar në punë.