Rrahje në Prishtinë – Policia në vendngjarje gjen një karikator të armës dhe 7 fishekë

E publikuar: 21/07/2020 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prishtinë 20.07.2020-20:38.  Është raportuar për një rrahje ku dhe në vendngjarje njësia policore ka gjetur dhe konfiskuar një karikator të armës  dhe 7 fishekë. Lidhur me rastin njësia policore ka identifikuar një veturë me të cilën dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.  Me urdhër verbal të gjykatës, është bastisur shtëpia e të dyshuarve dhe janë gjetur pesë (5)fishekë dhe një palë pranga. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.