Rrahje në Deçan – arrestohen katër persona

E publikuar: 30/06/2020 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, përkatësisht stacioni policor Deçan, me datё 29.06.2020, rreth orës 16:45 ka pranuar njё informatë se nё rrugën Sali Çeku nё Deçan disa persona janë duke u rrahur.

Personat e lënduar me mjete tё ftohta (thika) ne kёtё rast janё dёrguar ne QKMF-Deçan, ku tё njëjtit kanë vazhduar rrahjen edhe aty.

Njësiti policor nga stacioni policor  në Deçan menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Nga njësitë përkatëse të policisë janë ndërmarrë masat e nevojshme të menjëhershme dhe tё gjithё  personat e dyshuar nё kёtё rast janё arrestuar.

Njёri nga personat e arrestuar pas intervistimit i njëjti pёr shkak tё natyrës sё lëndimeve ёshtё dёrguar ne QKUK-Prishtinё, pёr trajtim tё mëtutjeshëm.

Për rastin është informuar prokurori dhe me vendim të tij, personat e dyshuar ndalohen për veprën penale ‘lëndim i rëndë trupor’.

“Hetuesit janë duke punuar në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.