Rrahim Pacolli dorëhiqet nga AKR-ja

E publikuar: 06/05/2019 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rrahim Pacolli ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga partia Aleanca Kosova e Re, ku mbante postin e Sekretarit Organizativ.

Pacolli këtë lajm e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjetit social Facebook, ku tha se arsyeja e largimit është personale.

Postimi i plotë:

Si një ndër themeluesit e parë të Aleanca Kosova e Re më 2006 dua t’ju njoftoj se që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Sekretarit Organizativ të AKR-së si dhe nga partia.

Këto 13 vite, si udhëheqës në disa pozita brenda partisë, asnjëherë nuk më ka interesuar të kem ndonjë post publik qeveritar, sepse qëndroj shumë mirë me bizneset e mia.

Dua të falënderoj bashkëpunëtorët, njerëzit e devotshëm të partisë e shumë profesorë, disa prej të cilëve nuk janë më në mesin tonë e që kanë dhënë kontribut të madh në AKR si dhe në shtetin e Kosovës, që nga fillimi e deri më sot.

Atyre u them me keqardhje se nuk do jem më pjesë e partisë.

Ky vendim është marrë tërësisht për arsye personale. Me respekt! RrP