Rrahet dhe kërcënohet me armë drejtori i SHME të Gjakovës (video)

E publikuar: 25/06/2015 19:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i shkollës së mesme ekonomike në Gjakovë Sinan Hajdari, është kërcënuar me armë nga një person, raporton KTV.

Ai është goditur dhe, nën kërcënimin e armës, i dyshuari i ka kërkuar sqarim se përse fëmija i tij nuk ishte pranuar në këtë shkollë.

Hajdari thotë se as djali i të dyshuarit dhe askush tjetër nuk do të pranohet, nëse nuk i plotëson kushtet për pranim. I dyshuari, menjëherë pas sulmit, u arrestua nga Policia e Kosovës.

Atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Për Drejtorinë e Arsimit në Gjakovë, një sulm i tillë është shqetësues për arsimin në përgjithësi. Drejtuesit e shkollës së mesme ekonomike kanë bërë të ditur se në kohën e pranimeve të nxënësve shpesh u ka ndodhur që të marrin kërcënime nga prindër dhe presione për t’i pranuar ata, por ky sulm ishte më i rëndi deri më tash.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.