Rozana Radi tregon se si ngatërroi varrimin e të atit!

E publikuar: 16/10/2017 04:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rozana Radi është prezantuar si këngëtare, aktore, flautiste, tekst-shkruese dhe së fundmi edhe si moderatore.

Por në rrjetet sociale e shohim shpesh që ajo poston statuse e foto të prindërve të saj të ndjerë. Për ta kthyer dhimbjen në forcë, Rozi i tregon shpeshherë me miqtë e saj edhe historitë më të trishta të jetës së saj me humor.

Këtë ka bërë edhe gjatë programit “Mos i fol shoferit”, të Rudina Dembacajt kur ka treguar se si me miqtë e saj artistë ngatërroi varrimin e të atit ditën kur do ta përcillnin për në banesën e fundit.

“U habita kur pashë që po vinte Hoxha se ne jemi katolikë, por thashë është çmendur mami. Kulmi ishte kur një nga burrat në varrim tha le të fikim cigaret për të ndjerin Skënder, aty u ktheva nga miqtë e mi këngëtarë që filluan të qeshnin. 

Se shqiptarët vdesin të paragjykojnë do thonë si ngatërroi varrin e të atit, por unë i tregojë me humor këto histori sepse dhe im atë para se të vdiste tha që në varrimin tim s’dua të qajë njeri. Se sa më dhemb dhe se si ia kam dalë e vetme në jetë pa dy prindërit e mi, atë e di vetëm unë”, ka thënë Rozi. (Min 22:23)